Djali i Biden filmon veten duke u droguar – dalin pamjet shqetësuese
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, ka filmuar veten duke u droguar gjatë një terapie detoksi.
Pamjet ekskluzive të publikuara nga The Sun tregojnë djalin e presidentit që duket shumë i trazuar duke marrë drogë në një banjë shëndetësore në Newburyport, Massachusetts, në janar të vitit 2019.
Në video, shihet fillimisht Hunter, 52 vjeçar duke ecur dhe duke prekur veten seksualisht ndërsa në sfond ka muzikë, më pas ai largohet nga banja për tu kthyer me drogë dhe me një kanaçe.
Në fund të videos, Hunter duket se shikon si i përhumbur në dritën fluoreshente të banjës.
Hunter kishte xhiruar këto pamje gjatë një përpjekjeje për t’u çliruar nga varësia ndaj kokainës, ku babai i tij Joe kishte paguar dhjetëra mijëra dollarë për trajtimin e tij.
Sipas The Sun, këto materiale të Hunter janë gjetur në laptopin e tij dhe i janë dorëzuar agjencisë nga një organizatë e quajtur Marco Polo, e drejtuar nga një ish-punonjës i Shtëpisë së Bardhë në kohën e Donald Trump.
Publikimi i pamjeve shqetësuese, vjen pasi presidenti Joe Biden, kishte ftuar Hunter në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë ditën e hënë për të festuar 4 korrikun.