"Ditë historike për barazinë"- Skocia miraton ligjin për lehtësim të ndryshimit të gjinisë
Qeveria skoceze ka përshëndetur një "ditë historike për barazinë" pasi vendi ka miratuar planet për ta bërë më të lehtë dhe me më pak ndërhyrje procesin për individët që dëshirojnë të ndryshojnë gjininë e tyre.
Sipas The Guardian, në projektligjin e miratuar është përfshirë për herë të parë, zgjerimi i sistemit të ri të vetë-identifikimit për 16 dhe 17-vjeçarët.
Ky ndryshim ishte propozuar gjashtë vjetë më parë nga ministry Nicola Sturgeon, ndërsa pas dy prej konsultimeve më të mëdha publike në historinë e parlamentit skocez dhe në mes të një diskursi politik gjithnjë e më toksik dhe të polarizuar, miratimi i këtij projektligji u bë të enjten në një sesion të veçantë.
Megjithatë, gjatë këtyre ndryshimeve pati tensione të cilat bënë që debate të ndërpritet për disa minuta, para se të votohej përfundimisht.
Projektligji i reformës së njohjes gjinore, heq nevojën për një diagnozë psikiatrike të disforisë gjinore për të marrë një certifikatë të njohjes gjinore (GRC) dhe bën të mundur që në procesin e aplikimit të marrin pjesë edhe 16 dhe 17-vjeçarët.
