Dita e 32-të e luftimeve në Ukrainë, Zelensky akuzon Rusinë për vjedhje të fëmijëve
Mes luftimeve të ashpra ndërmjet forcave ruse dhe ukrainase e civilëve që kërkojnë një rrugë për të ikur nga vendi, në ditën e 32-të të luftës, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka deklaruar së është i gatshëm të diskutojë për statusin neutral të Ukrainës. Ndërkohë që, është bërë e ditur se raundi i radhës i negociatave mes dy paleve do të nisë të hënën dhe do të mbahet në Stamboll. E përveç sulmeve me raketa, viktimave e shkatërrimit, dita e sotme ka sjellë edhe akuza të ndërsjella nga të dyja vendet e komente të ndryshme nga liderët botërorë.
Të përmbledhura nga Nacionale, më poshtë i gjeni zhvillimet kyçe të ditës 32 të luftës:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti të dielën rrethimin rus të qytetit port të Mariupolit një "katastrofë humanitare", duke pretenduar se forcat ruse kishin marrë mbi 2,000 fëmijë nga qyteti si pjesë e asaj që zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar si një valë deportimesh civilësh në Rusia.
Ministri i Jashtëm francez tha të dielën se do të kishte një "faj kolektiv" nëse asgjë nuk do të bëhej për të ndihmuar civilët në Mariupol, qytetin ukrainas të rrethuar nga forcat ruse.
Këshilltari kryesor ligjor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka emëruar një avokat për krimet e luftës për të këshilluar Ukrainën mbi pushtimin rus. Prokurorja e përgjithshme, Suella Braverman, njoftoi të dielën se Sir Howard Morrison QC do të vepronte si këshilltar i pavarur i prokurores së përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova.
Pas komenteve të Joe Biden se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, sekretari i shtetit, Antony Blinken, tha se ShBA nuk ka strategji ndryshimi të regjimit për Rusinë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u distancua nga komentet e Bidenit, ndërsa ministri i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar Nadhim Zahaëi e distancoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar nga komentet.
Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin.
Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut, e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën lindore mund të mbajë një referendum së shpejti për bashkimin me Rusinë, citoi gazeta e lajmeve të rajonit rebel liderin lokal Leonid Pasechnik.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Rusia ka goditur objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke përdorur raketa lundrimi me precizion të lartë. “Rusia goditi një depo karburanti që përdorej nga forcat ukrainase pranë Lvivit me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe përdori raketa lundrimi për të goditur një fabrikë në qytet që përdorej për të riparuar sistemet kundërajrore, stacionet e radarëve dhe pamjet për tanke,” tha ministria.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të furnizojnë më shumë avionë, tanke, mbrojtje kundër raketave dhe armatime kundër anijeve, duke argumentuar se siguria e Evropës është në rrezik.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, njoftoi se është rënë dakord për dy korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit, përfshirë Mariupolin.
Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, ka thënë Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, sipas Reuters.
Kremlini ka ngritur sërish spektrin e përdorimit të armëve bërthamore në luftën me Ukrainën. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i këshillit të sigurisë së vendit, tha se Moska mund t'i përdorë ato për të goditur një armik që përdorë vetëm armë konvencionale.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, tha se forcat ruse duket se po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të tentuar rrethimin e forcave ukrainase që përballen drejtpërdrejt me rajonet separatiste në lindje të vendit.
Trupat ukrainase kanë raportuar se forcat ruse janë duke përdorur fosfor të bardhë kundër tyre pranë qytetit lindor të Avdiivka. Ndërsa këto raporte nuk mund të konfirmohen, Zelenskiy u tha udhëheqësve të NATO-s në fillim të kësaj jave se Rusia kishte përdorur bomba fosfori që kishin vrarë të rritur dhe fëmijë.