Disa persona qëllohen me armë në metron e Nju Jorkut
Disa njerëz janë qëlluar me armë zjarri në incidente të ndara në Brooklyn të Nju Jorkut të martën në mëngjes sipas kohës lokale, sipas burimeve të policisë.
Nuk është e qartë nëse të shtënat kanë ndodhur brenda një treni apo në një stacion të metros, shkruan ABC News.
Burimet thanë se të paktën pesë persona u qëlluan me armë para orës 8:30 sipas kohës lokale.
Policia është duke hetuar për të parë nëse ka shpërthyer edhe një pajisje tymi. Autoritetet janë duke i kërkuar personat e dyshuar.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe se hetimet po vazhdojnë.
I have been briefed on this developing situation in Brooklyn. First responders are on the scene and we will work with @MTA & @NYPDnews to provide updates as the investigation continues. https://t.co/dM2hKnhoql
— Governor Kathy Hochul (@GovKathyHochul) April 12, 2022