Dhjetra marinarë të vdekur në fundosjen e anijes luftarake “Moskva” - NACIONALE

Dhjetra marinarë të vdekur në fundosjen e anijes luftarake “Moskva”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë janë plagosur në fundosjen e anijes luftarake Moskva, raporton gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Nëna tha se djali i saj i ka thënë në një telefonatë se Moskva, flamurtarja e flotës ruse të Detit të Zi, ishte goditur nga tre raketa nga toka, nga territori ukrainas.

"Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme", tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin.

Ai i kishte thënë se nuk do t'i jepte asaj detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij për t'i mbrojtur ata. Por shkruan se ka prova dokumentare që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në Moskva.

Ministria ruse e Mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për ndonjë viktimë në fundosje. Por, kjo ministri ka postuar të shtunën një video ku pretendohet takimi i marinarëve të anijes me komandantin e Marinës Ruse në Sevastopol.

Sipas komandantit, fundosja e anijes ka ndodhur për shkakt të një zjarri në bordin e saj dhe motit të stuhishëm, ndërsa Ukraina thotë se ka goditur “Moskvën” me dy raketa.

Novaya Gazeta Europe u krijua në fillim të këtij muaji për të shmangur goditjen e Rusisë ndaj lirisë së medias. E njejta gazetë në Rusi ka pezulluar operacionet e saj në mars pasi u kërcënua vazhdimisht me mbyllje për mbulimin e pushtimit të Ukrainës.

Lajme të ngjashme