Dhjetëra mijëra njerëz në protestë kundër Orbánit, sfidojnë ndalesën e Paradës së Krenarisë - NACIONALE

Dhjetëra mijëra njerëz në protestë kundër Orbánit, sfidojnë ndalesën e Paradës së Krenarisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Budapestit, duke sfiduar ndalimin e vendosur nga qeveria hungareze ndaj Paradës së Krenarisë, dhe iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të bashkisë për të “dalë qetësisht dhe me guxim për të qëndruar së bashku në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të barabarta”, shkruan The Guardian.

Turma mbushi rrugët e qytetit të shtunën, duke valëvitur flamuj të Krenarisë dhe mbajtur pankarta që ironizonin kryeministrin e vendit, Viktor Orbán, ndërsa marshimi i tyre paqësor përparonte me ritëm të ngadaltë.

Organizatorët vlerësuan se numri i pjesëmarrësve theu çdo rekord, duke tejkaluar ndjeshëm pritshmërinë prej 35.000 deri në 40.000 vetë.

“Besojmë se janë rreth 180.000 deri në 200.000 pjesëmarrës,” tha për AFP presidentja e Pride, Viktória Radványi. “Është e vështirë të llogaritet saktësisht sepse kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë njerëz në Budapest Pride.”

Protestat masive kundër qeverisë ishte një përkujtim i hidhur e i ëmbël i 30-vjetorit të Budapest Pride; ndonëse pjesëmarrja pritej të arrinte nivele rekord, kjo erdhi pas një fushate të ashpërsuar nga ana e qeverisë ndaj komunitetit LGBTQ+ në vend.

“Erdhëm sepse ata u përpoqën ta ndalonin,” tha Timi, 49 vjeçe. Ajo po marshonte me vajzën e saj, Zsófi, 23 vjeçe, e cila kishte udhëtuar nga Barcelona për t’u bashkuar në protestë.

Pas miratimit të përshpejtuar të një ligji nga partia në pushtet Fidesz, e udhëhequr nga kryeministri populist i djathtë Orbán, i cili e bën vepër penale mbajtjen ose pjesëmarrjen në ngjarje që përfshijnë “shfaqjen apo promovimin” e homoseksualitetit për të mitur, shumë hungarezë u zotuan se do të merrnin pjesë për herë të parë në Paradën e Krenarisë.

Lajme të ngjashme