Dheu mbulon disa shtëpi në ShBA, raportohet për të vdekur e të zhdukur
Tre persona raportohet të kenë vdekur e tre të tjerë të jenë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një faqe mali me drurë të dendur dhe përplasjes në disa shtëpi në një komunitet të skajshëm peshkatarësh në juglindje të Alaskës së ShBA-së.
Rrëshqitja e dheut, që vlerësohet se mbuloi një sipërfaqe gjerësie prej 137 metrash, ndodhi rreth orës 21 të hënën gjatë reshjeve të konsiderueshme të shiut dhe një stuhie të erës afër komunitetit ishullor, Wrangell, që ka rreth dy mijë banorë e që ndodhet rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Alaskës, Juneau, raporton agjencia “Associated Press”.
Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e një vajze gjatë kërkimit fillestar, ndërsa trupat e dy të rriturve u gjetën përmes dronit të martën vonë. Shpëtuesit përdorën dronë me sensorë të ngrohtësisë dhe një qen nuhatës për të kërkuar dy fëmijë dhe një të rritur që nuk dihet ku ndodhen.
Zëdhënësi i Trupave Shtetërore të Alaskës, Austin McDaniel, tha se është shpëtuar një grua që ndodhej në katin e sipërm të një shtëpie. Ajo është në gjendje të mirë dhe duke marrë kujdes mjekësor. Njëra nga tri shtëpitë që u goditë nga dheu ishte e pabanuar, shtoi zëdhënësi.
Guvernatori i Floridës, Mike Dunleavy, lëshoi deklaratë katastrofe për vendbanimin Wrangell, duke thënë se ai dhe bashkëshortja ishin zemërthyer dhe duke u lutur për të gjithë personat e prekur nga kjo fatkeqësi.
This morning I verbally issued a disaster declaration for Wrangell after a large landslide took out multiple homes around mile 11 of the Zimovia Highway. Alaska State Troopers and multiple agencies responded to the slide to conduct search and rescue. One fatality has been…
— Governor Mike Dunleavy (@GovDunleavy) November 21, 2023