Detaje nga sulmi në Turqi: Sulmuesi e kishte në gjoks simbolin nazist të “Diellit të Zi” - NACIONALE

Detaje nga sulmi në Turqi: Sulmuesi e kishte në gjoks simbolin nazist të “Diellit të Zi”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediat turke kanë publikuar hollësi të reja për sulmuesin 18-vjeçar që theri pesë persona në oborrin e një xhamie në Eskisehir të Turqisë. Raportohet se në gjoks e kishte të vendosur simbolin nazist të “Diellit të Zi”.

Policia i gjeti të riut dy thika dhe një sëpatë të vogël. Në njërën prej thikave ishte simboli i swastika-s së nazistëve, raporton televizioni “Halk TV”.

Sulmuesi është identifikuar si Arda K.

Merret vesh se i riu kishte publikuar një manifest në kanalin e tij në “Telegram” para sulmit. Në disa prej rreshtave të tij thuhet: “Mos i besoni gënjeshtrat e mediave të pista hebraike. Ky është një sulm tërësisht “i ujkut të vetmuar”; “U motivova nga mizantropia”; “Shpresoj që mund të pastroj mjaftueshëm insekte me këto”; “Kurrë nuk kam pasur raport të mirë me familjen time”; “Shënjestroni shtëpitë e emigrantëve dhe eliminojini të gjithë”.

Sulmuesi gjithashtu i fyen kurdët në një pjesë të shkrimit: “Ata duhet të fshihen tërësisht, pavarësisht se a janë fëmijë apo të moshuar.”

Ai i kishte quajtur “shenjtorë” sulmuesin e xhamisë në Zelandë të Re dhe Breivikun, që kishte kryer sulm masiv në Norvegji.

Raportohet se sulmuesi kishte nisur transmetim të drejtpërdrejtë të sulmit në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme