Dështim i IT-së në sistemin e aviacionit të ShBA-së, krijohet kaos në transportin ajror - NACIONALE

Dështim i IT-së në sistemin e aviacionit të ShBA-së, krijohet kaos në transportin ajror

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas një dështimi të IT-së në një system kyç të sigurisë së aviacionit, është raportuar se mëngjesin e së mërkurës në ShBA janë ndërprerë përkohësisht të gjitha fluturimet e brendshme.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), sistemi që paralalajmëron pilotët dhe linjat ajrore për rreziqe të mundshme kishte dalë jashtë funksionit.

Megjithatë, bëhet e ditur se në orën 9 të mëngjesit kanë rinisur fluturimet, por dështimi në sistem ka shkaktuar një ditë kaotike pasi deri më tani sipas CNN, janë shtyrë 6,700 fluturime ndërsa janë anuluar mbi 1,000.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili pas një diskutimi me sekretarin e transportit Pette Buttigieg ishte shprehur për gazetarë se, “nuk e dinin ende cili është shkaku”.

“Aeroplanët mund të ulen ende në mënyrë të sigurt, por jo të ngrihen tani. Ata nuk e dinë se cili është shkaku, presin që pas disa orësh të kenë një kuptim të mirë të asaj që e shkaktoi dhe do të përgjigjen në atë kohë,”- ka thënë Biden.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kishte prova për një sulm kibernetik, por shkaqet e dështimit të IT-së do të hetohen plotësisht nga Departamenti i Transportit.

Lajme të ngjashme