Dëshmitarja: Ishte e tmerrshme, nuk e dëgjuam fare veturën kur çau turmën - NACIONALE

Dëshmitarja: Ishte e tmerrshme, nuk e dëgjuam fare veturën kur çau turmën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një dëshmitare e ngjarjes së tmerrshme në Gjermani, ka rrëfyer për tabloidin gjerman Bild, momentin kur ndodhi sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes.

Nadine, 32 vjeç nga Volsfsburg, tha se ‘ajo po kërkonte të dashurin e saj në turmë, në momentin kur vetura çau turmën’.

“Ai ishte goditur nga vetura dhe u hodh larg nga unë” – thotë ajo.

“Ishte e tmerrshme. Askush nuk e dëgjoi veturën që po vinte kah ne”, thotë ajo.

Marco ka pësuar lëndime në kokë dhe në këmbë. Nuk e dimë ende në cilin spital është dërguar”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme