Deputeti ukrainas pro Kosovës: Zelensky t’i kërkojë falje Trumpit, aty s’është çerdhe fëmijësh - NACIONALE

Deputeti ukrainas pro Kosovës: Zelensky t’i kërkojë falje Trumpit, aty s’është çerdhe fëmijësh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, pjesë e partisë opozitare Solidariteti Evropian, ka thënë se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “duhej të vepronte në një mënyrë tjetër” gjatë takimit me homologun amerikan, Donald Trump, javën e kaluar në Uashington.

Sipas deputetit, Zelensky duhej të sillej ndryshe, “sepse ajo (Shtëpia e Bardhë) nuk është çerdhe fëmijësh, nuk është boks. Ka të bëjë me jetët e miliona njerëzve”, raporton televizioni BBC.

“Çfarë është më e rëndësishme, krenaria e presidentit Zelensky, apo jetët e miliona njerëzve për të cilët ai është përgjegjës? Ai duhet të kërkojë falje” – shtoi Goncharenko, përcjell gazeta "Nacionale".

Goncharenko njihet për qëndrimin e tij pro pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje që Ukraina ta njohë atë.

Të premten e kaluar, Zelensky e vizitoi Zyrën Ovale në Uashington, me shpresën për bisedime pozitive me Trumpin dhe me shpresën se do të nënshkruante një marrëveshje ShBA – Ukrainë për mineralet.

Megjithatë, diskutimet kolapsuan shpejt para mediave botërore, kur Trumpi e nënpresidenti Vance kërkuan nga Zelensky që të jetë më mirënjohës për mbështetjen amerikane.

Disa minuta pas përplasjes së ashpër verbale para kamerave, Trumpi në rrjete sociale tha se Zelensky “mund të kthehet, kur të jetë i gatshëm për paqe”./Nacionale

Lajme të ngjashme