Dënohet me tri vite burgim ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan - NACIONALE

Dënohet me tri vite burgim ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tri vite burgim nën akuzat për korrupsion, të cilat ai i kishte mohuar.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarim të parave që i kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore, raporton televizioni BBC.

Ekipi mbrojtës i ish-kryeministrit thotë se do të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi.

Gjykatësi dha urdhër për arrestimin e menjëhershëm të Khanit dhe ish-kryeministri është dërguar në mbajtje nga shtëpia e tij në Lahore.

Khani ishte zgjedhur kryeministër më 2018, por vitin e kaluar u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni të mosbesimit.

Në maj të këtij viti, politikani i njohur ishte arrestuar për shkak të mosparaqitjes në gjykatë, siç i ishte kërkuar. Ai ishte liruar më pas, sepse arrestimi ishte shpallur i paligjshëm.

Prej asaj kohe, partia e tij ka qenë nën presion të madh nga autoritetet. Shumë zyrtarë të lartë janë larguar prej saj dhe mijëra përkrahës janë arrestuar, duke u akuzuar për përfshirje në protestat që shpërthyen pas arrestimit të Khanit.

Lajme të ngjashme