Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan - NACIONALE

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dërguar në mbajtje nga forcat paramilitare, raportoi të martën televizioni lokal, “GEO TV”.

Khani është dërguar në mbajtje nga një gjykatë në Islamabad për një rast korrupsioni, raportoi ky televizion, përcjell agjencia “Reuters”.

“Vetura e Imran Khanit është rrethuar”- tha ndihmësi i tij, Fawad Chaudhry, pa e konfirmuar arrestimin e tij.

Ministrja e Informacionit, Marriyum Aurangzeb, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të agjencisë “Reuters” për ta konfirmuar raportimin ose për ta mohuar atë.

Khani ishte rrëzuar nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në prillin e vitit të kaluar.

Ai ka pretenduar se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm dhe konspiracion i Perëndimit, duke bërë fushatë kundër qeverisë së pasardhësit të tij në pushtet, Shehbaz Sharif, dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Lajme të ngjashme