Policia përpiqet të arrestojë ish-liderin Imran Khan, përleshje të dhunshme në Pakistan
Ndërsa policia pakistaneze është duke u përpjekur të arrestojë liderin e rrëzuar të vendit, Imran Khan, në qytete në të gjithë Pakistanin kanë shpërthyer përleshje midis policisë dhe mbështetësve të liderit.
Mediat kanë raportuar se policia është duke sulmuar mbështetësit me shkopinj, predha e gaz lotsjellës.
Duke folur për situatën zëdhënësi i qeverisë Amir Mir ka thënë për Reuters se qindra mbështetës të Khan, ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij pasi një ekip policie kishte mbërritur nga Islamabadi për ta arrestuar ish-liderin me urdhër të gjykatës.
Khan u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të nrgihen dhe të luftojnë për pavarësinë e vërtetë.
“Policia ka ardhur të më arrestojë dhe të më dërgojë në burg. Nëse diçka më ndodh, ose dërgohem në burg, ose më vrasin, ju duhet të provoni se ky komb do të vazhdojë të luftojë edhe pa Imran Khan,”- ka thënë ish-lideri përmes një video të publikuar në Twitter.
PTI protestors have blocked Peshawar’s Khyber Road outside provincial assembly. pic.twitter.com/Ebdx94goY1
— Izharullah (@Izhar2u) March 14, 2023
Përplasje të ngjashme në Pakistan kanë ndodhur edhe javën e kaluar, pasi Khan është përfshirë në disa çështje gjyqësore që nga rrëzimi i tij në fillim të vitit të kaluar në një votëbesimi parlamentar.
Një gjykatë në Islamabad kishte lëshuar një urdhër arresti në një çështje kundër tij për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore gjatë kohës që ishte në pushtet nga viti 2018 deri në vitin 2022.
