Dënohet me 10 dënime me burgim të përjetshëm e 260 vite burgim vrasësi i tetë personave në Nju Jork - NACIONALE

Dënohet me 10 dënime me burgim të përjetshëm e 260 vite burgim vrasësi i tetë personave në Nju Jork

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ekstremist islamik, i cili kishte goditur me kamion njerëz në një shteg biçikletash në Manhattan për festën e Halloween-it më 2017, duke lënë të vdekur tetë persona, u dënua të mërkurën me dhjetë dënime me burgim të përjetshëm si dhe 260 vite burgim.

“Sjellja në këtë rast është në mesin e më të këqijave, nëse jo më e keqja që e kam parë ndonjëherë”- tha gjykatësi Vernon S. Broderick, përderisa e shpalli dënimin me të cilin synohet që të nënvizohet pasha e sulmit terrorist që Sayfullo Saipov-I pretendoi ta kishte kryer në emër të ISIS-it, raporton agjencia “Associated Press”.

Dënimi me burgim të përjetshëm ishte i detyrueshëm për të, pasi një trup gjykues e refuzoi dënimin me vdekje në mars, por prokurorët kishin kërkuar që gjykatësi të jepte tetë dënime me burgim të përjetshëm dhe dy dënime të njëkohshme me burgim të përjetshëm. Ata gjithashtu kërkuan dënim tjetër me 260 vite burgim për të përçuar një porosi të ashpër te terroristët me ide të ngjashme. Kështu edhe veproi gjykatësi.

I akuzuari, duke iu dhënë mundësia e fjalës, tha se lotët e viktimave dhe të anëtarëve të familjeve të tyre në sallën e gjykatës gjatë gjashtë muajve të gjykimit do të mbushnin vetëm një faculetë, por, sipas tij, lotët dhe gjaku i pasuesve të Islamit të vrarë padrejtësisht në mbarë botën do ta mbushnin sallën e gjykatës.

Përmes një përkthyesi, ai e shpenzoi shumicën e kohës prej një ore duke folur për krijimin e feve dhe për atë se si djalli është instrument në zhvillimin e popullsisë njerëzore.

Kur e përfundoi fjalën, një i afërm i një viktime të sulmit u ngrit në këmbë dhe i tha me zë të lartë: “Akti i vetëm i djallit këtu është akti që ti e bëre!”

“Ti nuk je mërzitur dhe nuk mërzitesh për dhimbjen e tyre dhe për vuajtjet e tyre”- i tha gjykatësi të akuzuarit.

Shtetasi uzbek pritet që dënimin ta mbajë në burgun me siguri maksimale në Florence të Kolorados.

Lajme të ngjashme