Del pamja e rrëzimit të aeroplanit në autostradën e Malajzisë, shpërthen flaka - NACIONALE

Del pamja e rrëzimit të aeroplanit në autostradën e Malajzisë, shpërthen flaka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në internet janë publikuar pamje të rrëzimit të një aeroplani të vogël privat afër Elmina-s së Malajzisë, ku mbetën të vdekur të paktën dhjetë persona.

Në aeroplanin e tipit “Beechcraft Model 390” ndodheshin gjashtë pasagjerë e dy anëtarë të ekuipazhit, kur ai u rrëzua të enjten pas orës 14, përderisa po synonte që të aterronte në një aeroport në periferi të kryeqytetit Kuala Lumpur, raporton gazeta “Independent”.

Të gjithë personat që ndodheshin në aeroplan si dhe dy pjesëmarrës rasti në komunikacion rrugor vdiqën në aksident.

Aeroplanit i ishte dhënë leje për aterrim në aeroportin e Subangut, pasi e kishte nisur fluturimin nga ishulli Langkawi, tha ministri i Transportit, Anthony Loke. Ai shtoi se aeroplani kishte dalë nga rruga e fluturimit dhe kishte nisur ta humbte lartësinë.

Aeroplani e humbi kontaktin me kullën e kontrollit të trafikut ajror dhe u përplas në një motoçikletë dhe një veturë, tha komandanti i policisë në Selangor, Hussein Omar Khan.

“Nuk kishte thirrje urgjente, aeroplanit i ishte dhënë leja për aterrim”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme