Del në ankand gota personale e birrës së Adolf Hitler, mund të shitet për mbi 11 mijë euro - NACIONALE

Del në ankand gota personale e birrës së Adolf Hitler, mund të shitet për mbi 11 mijë euro

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një gotë gjymsë litri, e gdhendur me inicialet e liderit nazist dhe një shqiponjë në majë të një Svastika, u mbajt në lokalin ku ai nisi puçin e tij të dështuar në vitin 1923.

Për puçin Hitleri u dënua me pesë vjet burg për tradhti, por kishte qëndruar në burg vetëm nëntë muaj.

Më pas, pasi mori pushtetin në vitin 1933, diktatori ka shënuar çdo përvjetor të puçit të dështuar me një fjalim drejtuar Alte Kampfer-it (Luftëtarëve të Vjetër) në sallën e birrës dhe besohet se gota në fjalë është përdorur nga Hitleri në këtë periudhë.

Duke qenë se në lokalet gjermane të birrës, gotat e mysafirëve të nderuar në këtë rast famëkeq, ruhen për kohë të gjatë. Kjo gotë mendohet se ishte fshehur në një ndërtesë pas Luftës së Dytë Botërore për të ndaluar marrjen e saj nga aleatët ose qytetarët.

Tani, The Sun shkuran se, shefi i ankandit Bill Panagopulos ka thënë se: “Shumë sende të Hitlerit kanë dalë në dritë gjatë viteve, por ndoshta asgjë më ndjellëse se sa gota e tij personale e birrës. Është në gjendje shumë të mirë.”

Gota e Hitlerit, do të dalë në ankand bashkë me relike të tjera të luftës më 28 korrik, nga Alexander Historical Auctions në Maryland, SHBA.

Në ankand, po ashtu do të jetë edhe ora e artë e Hitlerit, e cila mendohet të shitet për mbi 3.5 milionë euro. Në shitje do të dalë edhe mesazhi i tij i fundit ushtarak i nënshkruar nga vetë ai nga bunkeri në Berlin në vitin 1945 dhe pritet te shitet për mbi 80,000 euro.

Edhe vitin e kaluar, nga gjërat personale të Hitlerit kishte dalë në shitje një çelës që thuhej se ishte i tualetit të tij. Çelësi fillimisht ishte vlerësuar me 350 euro, por kishte përfunduar duke u shitur për mbi 16,000 euro.

Lajme të ngjashme