Danimarka anulon festën fetare, buxheti do të përdoret për ushtrinë - NACIONALE

Danimarka anulon festën fetare, buxheti do të përdoret për ushtrinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Parlamenti i Danimarkës ka votuar për shfuqizimin e festës publike të pranverës, në mënyrë që ato mjete të përdoren për të rritur shpenzimet për ushtrinë.

Gjatë një seancë parlamentare, deputetët kanë votuar për të hequr Ditën e Lutjes së Madhe, një festë fetare e respektuar që festohet në Danimarkë që nga shekulli i 17-të.

Qeveria e vendit ka bërë të ditor se 427 milionë dollarët që janë shpenzuar zakonisht për festën, do të kalojnë në buxhetin e mbrojtjes.

Megjithatë, ky plan nuk ka kaluar pa kundërshtime me politikanë të opozitë, sindikata dhe figura fetare që kanë dalë kundër. Po ashtu në fillim të këtij muaji, kundër planit janë mbledhur rreth 50 mijë protestues.

Por, pavarësisht kundërshtimit, koalicioni qeveritar i Danimarkës tha se paratë shtesë nevojiteshin për të rritur buxhetin e mbrojtjes në objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së deri në vitin 2030, në vend të 2033 siç ishte planifikuar më parë. Ndërsa si arsye për anulimin është dhënë pushtimi rus i Ukrainës.

Aktualisht Danimarka ka 11 festa publike.

Lajme të ngjashme