COBRA e Britanisë thërret takim urgjent për situatën në Rusi
Dhomat për Informim të Zyrës së Kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar (COBRA) ka thërritur një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës në Rusi.
Komiteti i COBRA-s shërben për të hartuar reagime ndaj rasteve urgjente, raporton televizioni “Sky News”.
Takimi urgjent për situatën në Rusi do të udhëhiqet nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
