Çka ndodhi me elefantët e egër endacakë që morën vëmendjen e botës me udhëtimin e gjatë? - NACIONALE

Çka ndodhi me elefantët e egër endacakë që morën vëmendjen e botës me udhëtimin e gjatë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vitin e kaluar, bota mbarë u mbërthye nga një rrugëtim i gjatë dhe në shikim të parë i pakuptueshëm i një tufe elefantësh të egër në Kinë që po shkatërronin çka iu dilte përpara e askush s’guxonte t’i ngucte. Çka ndodhi me ta?

Elefantët e egër aziatikë në Provincën e Yunnanit në Kinë e morën vëmendjen e dynjasë me migrimin e papritur drejt veriut. U shkruan artikuj të shumtë nga mediet më prestigjioze perëndimore. U fajësua edhe ngrohja globale, por edhe shteti i Kinës.

Sidoqoftë, elefantët u kthyen në shtëpi, habitatin e tyre në Rezervatin e Xishuangbannas, më 9 dhjetor të vitit 2021.

Çka ndodhi prej atëherë?

Sipas një organizate, elefantët janë ende në habitatin e tyre dhe gjendja e tyre është e mirë.

Më 5 shkurt, grupi i elefantëve ishte bashkuar me një grup tjetër prej të cilit dy elefantë kishin vendosur të qëndronin. Ndërkohë që tufa vazhdonte të lëvizte tutje, u lind një elefant i ri.

BBC për këtë udhëtim të elefantëve shkruante si vijon: Aventura epike e elefantëve endacakë të Kinës.”

Në një tjetër shkruhej: Elefantët e Kinës: Tufa endacake merr pushimin e merituar

Guardian mes artikujve ka edhe një të tillë: Autoritetet në alarm derisa udhëtimi 500 kilometërsh i afrohet një qyteti kinez.

Global Times shkruante: Kujdesi i Kinës për elefantët endacakë pasqyron imazhin kombëtar të admirueshëm që Perëndimi s’mund ta shtrembërojë.

Lajme të ngjashme