“Çka dreqin the?”: Trumpi “shkrihet” pas italishtes së Melonit, shkakton të qeshura
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti në takim të enjten në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, me të cilën ka raporte të mira për shkak të pikëpamjeve të përbashkëta djathtiste në shumë tema.
Anash temat serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të dy krerëve të enjten shpërtheu një moment hareje me të qeshura.
Pasi Meloni tha disa fjali në gjuhën italiane dhe e përfundoi përgjigjen para gazetarëve, Trumpi i befasuar tha: “Kjo ishte aq e bukur! Çfarë dreqin the?”, duke iu drejtuar Melonit, e cila, bashkë me shumë të pranishëm në sallë, s’mundi ta mbante të qeshurën.
“Dua të them, tingëlloi në mënyrë të mrekullueshme, u prezantua bukur” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".
Videoja nga minuta 19:30