Çfarë do të ndodhë tani në Britani?
Kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore në pushtet, por ka njoftuar se do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër derisa partia të zgjedhë një pasardhës.
Kujtojmë se në tre ditët e fundit nga qeveria e Johnson janë larguar gjithsej 59 ministra. Disa prej tyre tashmë i ka zëvendësuar me të rinj.
Domethënë, fakti që Johnson ka dhënë dorëheqjen nuk do të thotë automatikisht se do të ketë zgjedhje të reja të përgjithshme. Në atë rast, Partia Konservatore do të mbajë zgjedhje të brendshme për të zgjedhur një kryeministër të ri dhe Johnson do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, siç bënë paraardhësit e tij Theresa May dhe David Cameron kur dhanë dorëheqjen përkatësisht në maj dhe qershor 2019.
Më pas, kryeministri i ri do të udhëheqë Britaninë deri në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në 2024.
Tani i takon Komitetit të Anëtarëve Konservatorë të Parlamentit të vitit 1922, i njohur si Komiteti i vitit 1922, të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet e reja për kreun e Partisë Konservatore.
BBC raporton se Komiteti i vitit 1992 mund të mblidhet të hënën dhe të vendosë për rregullat dhe orarin e zgjedhjeve. Ai shton se konservatorët ka të ngjarë të zvogëlojnë numrin e kandidatëve në dy para pushimit veror.
Këta dy të fundit, duke supozuar se të dy duan të kandidojnë, do ta kalonin verën duke luftuar për postin e kreut të partisë. Një lider i ri pritet të emërohet brenda shtatorit, por duhet theksuar se disa deputetë konservatorë duan që Johnson të largohet sa më shpejt nga posti i kryeministrit. /Nacionale/