Britania thotë se ka përparime “shumë graduale” të rusëve në sektorë kyçë në Ukrainë - NACIONALE

Britania thotë se ka përparime “shumë graduale” të rusëve në sektorë kyçë në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se luftimet në Ukrainë gjatë javës së kaluar janë karakterizuar nga vija e frontit e palëvizur ose përparimet shumë graduale e lokale ruse në sektorë kyçë.

“Gjatë javës së kaluar, luftimet në terren kanë vazhduar që të karakterizohen qoftë nga një vijë e palëvizshme e frontit, qoftë nga përparimet shumë graduale, lokale ruse në sektorë kyçë”- thuhet në raportin e ri të inteligjencës britanike të mbrojtjes, raporton gazeta “The Guardian”.

“Në veri, afër Kupianskut, Grupi Perëndimor i Forcave të Rusisë vazhdon që të kryejë operacion ofensive të shkallës së lartë, por jo vendimtar. Në veri të Donetskut, Ukraina ka mbajtur një vijë fronti të qëndrueshme përballë sulmeve ruse të nivelit të ulët përreth Bakhmutit”- thuhet më tej në vlerësimin e ministrisë britanike.

“Në Donetskun qendror, Avdivka është ende shumë e kontestuar, ndërsa forcat ruse i kanë konsoliduar fitoret e fundit të dhjetorit të vitit 2023 përreth Marinkës, që bënë që ato përfundimisht të përparonin drejt skajit perëndimor të qytezës pas nëntë vitesh luftime në zonë”- shtoi inteligjenca britanike.

“Në Ukrainën jugore, forcat ajrore ruse me shumë gjasë kanë bërë përparim minimal në një përpjekje të përtërirë për ta larguar urën ukrainase mbi bregun lindor të Dnipros, përreth fshatit Krynky”- thuhet në fund të përditësimit të ministrisë britanike.

Lajme të ngjashme