Borrelli: Ndihma për Ukrainën e përhershme, përballemi me rrezik ekzistencial për Evropën - NACIONALE

Borrelli: Ndihma për Ukrainën e përhershme, përballemi me rrezik ekzistencial për Evropën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se përkrahja e BE-së për Ukrainën nuk varet nga përparimet në fushën e betejës brenda ditës, por se ajo është e përhershme dhe e strukturuar.

“Përkrahja jonë nuk varet nga avancimet e një dite. Është mbështetje e përhershme, e strukturuar, sepse po ballafaqohemi me një rrezik ekzistencial ndaj Evropës”- tha zyrtari i lartë evropian gjatë një konference për gazetarë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Kiev, sipas agjencisë shtetërore ukrainase të lajmeve, “Ukrinform”.

Borrelli theksoi se përkrahja e BE-së për Ukrainën “nuk varet nga ajo se si është duke shkuar lufta ditëve ose javëve të ardhshme”, duke shtuar se “ushtarët ukrainas janë duke luftuar me shumë guxim përballë fortifikatave mbresëlënëse të mbrojtjes ruse”, raporton televizioni CNN.

Sipas kryediplomatit evropian, pamjet satelitore tregojnë se, në disa raste, fortifikatat ruse janë “25 kilometra të thella”, raportoi agjencia “Ukrinform”.

Ai shtoi se, nëse partnerët duan që Ukraina të jetë më e suksesshme, ata duhet ta furnizojnë vendin “me armë më të mira dhe më shpejt”, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve.

Borrelli arriti në Ukrainë të shtunën dhe, prej asaj dite, ai e ka vizituar qytetin Odesa, i ka nderuar ushtarët e rënë në Kiev dhe e ka zhvilluar takimin e parë personal me ministrin e ri të Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov, shtoi agjencia “Ukrinform”.

Lajme të ngjashme