Borrell thotë se bllokada ruse e porteve të Ukrainës është "krim lufte" - NACIONALE

Borrell thotë se bllokada ruse e porteve të Ukrainës është "krim lufte"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tka thënë se bllokada e Rusisë ndaj eksportit të miliona tonëve drithë ukrainase është "krim lufte".

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokojë portet [ukrainas]... Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona ton grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria," u tha ai gazetarëve ndërsa mbërriti në takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

“Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë”, shtoi Borrell.

Lajme të ngjashme