Boris Johnson: Putin mendon për Ukrainën si Millosheviq për Kosovën
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson dha një intervistë për Sky News, në të cilën ai e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me një president serb dhe kriminel lufte Slobodan Millosheviç.
Ai tha se Putin bëri një "gabim katastrofik" kur vendosi të sulmonte në Ukrainë.
"Të gjithë ne në qeverinë britanike lexuam esenë e tij të çmendur mbi Ukrainën, të cilën ai e botoi verën e kaluar. Ai e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte si të lexonim Slobodan Millosheviçin për Kosovën," tha Johnson.
“Putini mendon për Ukrainën ashtu siç mendoi Millosheviqi për Kosovën”
"Millosheviç mendonte se Kosova ishte pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj se Putini mendon të njëjtën gjë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks", tha ish-kryeministri britanik.
"Është një gabim total. Ukraina është një kulturë e lirë dhe e pavarur evropiane me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor," tha Johnson. /Nacionale/