Blloku afrikan paralajmëron për ndërhyrje në Niger, nëse dështojnë opsionet e tjera - NACIONALE

Blloku afrikan paralajmëron për ndërhyrje në Niger, nëse dështojnë opsionet e tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blloku i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger, nëse dështojnë përpjekjet diplomatike për ta zhbërë puçin, u tha një zyrtar i lartë komandantëve të ushtrive që u takuan në Ganë të enjten për t’i diskutuar hollësitë e një force në gjendje gatishmërie.

Oficerët ushtarakë të Nigerit e rrëzuan nga pushteti presidentin Mohamed Bazoum më 26 korrik dhe u kanë rezistuar thirrjeve nga Kombet e Bashkuara, ECOWAS-i dhe fuqitë perëndimore për ta kthyer atë në zyrë, duke i nxitur udhëheqësit e vendeve të Afrikës Perëndimore që ta urdhërojnë organizimin e një force në gjendje gatishmërie, raporton agjencia “Reuters”.

“Askush le të mos ketë dyshim se nëse gjithçka tjetër dështon, forcat e guximshme të Afrikës Perëndimore... janë të gatshme për t’iu përgjigjur thirrjes së detyrës”- tha Abdel-Fatau Musah, komisionar për Çështje Politike, Paqe dhe Siguri në ECOWAS.

“Me të gjitha mjetet në dispozicion, rendi kushtetues do të kthehet në vend”- tha ai para shefave të mbrojtjes të vendeve anëtare, duke i përmendur dislokimet e bllokut në Gambi, Liberi dhe në vende të tjera si shembuj të gatishmërisë.

Nigeri ka rëndësi strategjike përtej Afrikës Perëndimore për shkak të rolit të tij si qendër për trupa të huaja që janë të përfshira në luftën kundër kryengritësve islamikë në rajonin e Sahelit dhe për shkak të rezervave të uraniumit dhe naftës.

Lajme të ngjashme