Bie qeveria e Sllovakisë
Deputetët e parlamentit sllovak e kanë votuar mosbesimin ndaj qeverisë që ishte iniciativë e koalicionit të kryeministrit Eduard Heger, e cila mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në Sllovaki, raporton Reuters.
Nga 150 deputetë, 78 votuan për shkarkimin e qeverisë.
Qeveria sllovake u akuzua për "luftë" jo mjaft të ashpër kundër korrupsionit dhe paaftësisë.
Presidentja sllovake Zuzana Caputova duhet të emërojë një kryeministër të ri, por një nga opsionet është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, kjo kërkon mbështetjen e një të tretës së deputetëve. /Nacionale/