Biden: Putini mendoi se do të përmbysemi, e kishte gabim
Presidenti amerikan Joe Biden, ndodhet në Poloni nga ku është duke folur për luftën Rusi-Ukrainë.
“Kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi që tanket të hynin në Ukrainë vitin e kaluar, ai mendoi se do të përmbysemi. E kishte gabim,"- u shpreh Biden fillimishtt, duke shtuar se populli ukrainas është shumë i guximshëm.
"Populli ukrainas është shumë i guximshëm. Amerika, Evropa, një koalicion kombesh nga Atlantiku në Paqësor - ne ishim shumë të bashkuar. Demokracia ishte shumë e fortë. Në vend të një fitoreje të lehtë që ai perceptoi dhe parashikoi, Putin u largua me tanke të djegura dhe me forcat ruse në rrëmujë,”- tha më tej ai, ndërsa njoftoi një raund tjetër sanksionesh për Rusinë.
Ndër të tjera, Biden tha se lufta e Putinit nxiti Finlandën dhe Suedinë të fillonin procesin e anëtarësimit në NATO.
"Ai mendoi se NATO do të thyhej dhe do të ndahej. Në vend të kësaj, NATO është më e bashkuar se kurrë më parë,”- tha Biden.
