Betimi i Trump: Ish presidentët dhe zonjat e para hyjnë në Kapitol Rotunda
Ish-presidentët dhe ish-zonjat e para po hyjnë në Rotondën e Kapitolit.
Ish-presidentët dhe ish-zonjat e para — përfshirë Bill Clinton dhe ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, si dhe George W. Bush dhe Laura Bush — kanë filluar të hyjnë në Rotondën e Kapitolit për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Ish-presidenti Barack Obama është gjithashtu në ceremoni. Ish-zonja e parë Michelle Obama njoftoi javën e kaluar se nuk do të marrë pjesë në inaugurim.