Besohej se sillte “pavdekësinë”, zgjidhet misteri i krijesës së mumifikuar me ‘fytyrë njerëzore’ - NACIONALE

Besohej se sillte “pavdekësinë”, zgjidhet misteri i krijesës së mumifikuar me ‘fytyrë njerëzore’

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pasi i ka tunduar shkencëtarët për vite me radhë, më në fund është zgjidhur misteri i “sirenës” 300-vjeçare me “fytyrë njerëzore”.

Krijesa rreth 30 centimetërshe thuhet se është kapur në Oqeanin Paqësor, jashtë një ishulli japonez në vitet 1736 dhe 1741, ndërsa për rreth 40 vjet është mbajtur në një tempull në një qytetin japonez të Asakuchi.

Me dhëmbë të mprehtë, dy duar dhe qime në kokë dhe vetulla, kjo krijesë ka fytyrë të frikshme njerëzore dhe gjysmën e poshtme të trupit të një peshku.

Sipas The Sun, krijesa është adhuruar për vite me radhë nga vendasit, duke besuar se u jepte pavdekësi. Megjithatë, vitin e kaluar kjo krijesë ishte marrë për studim nga studiuesit e Universitetit të Shkencës dhe Arteve Kurashiki, në një përpjekje për të zbuluar sekretet e saj.

Pas skanimeve që i janë bërë, sipas studiuesve është zbuluar se krijesa ishte krejtësisht artificiale dhe ishte krijuar nga fundi i viteve 1800.

Ata kanë thënë se nuk kanë gjetur prova se krijesa kishte pasur skelet, në vend të ksaj kanë zbuluar se ishte bërë prej letre, pambuku dhe pëlhure.

Më tej shkencëtarët kanë njoftuar se gjysma e poshtme e trupi në formë peshku i ishte shtuar nga kushdo që e kishte krijuar atë, ndërsa kanë thënë se për krijimin e saj ishin përdorur dhëmbë dhe nofullë peshku, ndërsa flokët i ishin vënë nga një gjitar.

Pas nisjes së projektit vitin e kaluar, nga Shoqata e Folklorit Okayama, është thënë se kjo krijesë mund të ketë pasur rëndësi fetare.

"Sirenat japoneze kanë një legjendë të pavdekësisë. Thuhet se nëse hani mishin e një sirenë, nuk do të vdisni kurrë. Ekziston një legjendë në shumë pjesë të Japonisë që një grua hëngri aksidentalisht mishin e një sirenë dhe jetoi për 800 vjet,”- është thënë nga Shoqata.

Lajme të ngjashme