‘Bëni dallimin mes 90 minutave dhe tri viteve’: Çka mendon Harris pas paraqitjes së Biden në debat me Trump? - NACIONALE

‘Bëni dallimin mes 90 minutave dhe tri viteve’: Çka mendon Harris pas paraqitjes së Biden në debat me Trump?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Debati presidencial që u zhvillua mbrëmë mes Joe Biden e Donald Trump u shikua nga miliona persona. Ekspertë e analistë, siç u raportua gjatë ditës, e kanë vlerësuar negativisht paraqitjen e këtij të parit, që është president aktual. Çka mendon zëvendësja e tij, Kamala Harris?

Qasja e Harris pas debatit, sipas burimeve të CNN, ka qenë: “Bëni dallimin mes 90 minutave dhe tri viteve”.

Në minutat pas debatit të së enjtes, pasi nisën komentet dëshpëruese mbi paraqitjen e Biden, zëvendëspresidentja Harris e dinte se do t’i duhej të arrinte një ekuilibër, që të tingëllojë e arsyeshme rreth performancës së presidentit, i kanë thënë dy burime mediumit.

Pak momente pas debatit, Harris raportohet të ketë pasur një thirrje ku është koordinuar me zyrtarët e kampanjës, dhe më pas ka marrë pjesë në intervistat që veçse i kishte në agjendë.

Të premten, ajo ka komunikuar me zyrtarët demokratikë, duke tentuar t’i sigurojë ata dhe t’ua rikujtojë rekordin e agjendën e Biden, në mënyrë që të qëndrojnë të bashkuar, sipas një burimi tjetër.

Megjithatë, një rresht u ka rënë në sy aleatëve dhe burimeve pranë zëvendëspresidentet.

“Nuk do ta kaloj gjithë natën me ju duke folur për 90 minutat e fundit kur kam parë tre vite e gjysmë të përformancës.” – ka thënë ajo.

Fyerjet

Bideni dhe Trumpi e cilësuan njëri-tjetrin si presidentin më të keq në histori të ShBA-së. Bideni e quajti Trumpin “humbës” dhe “ankues”, ndërsa Trumpi e quajti Bidenin “humbës”. Ata nuk i shtrënguan duart as para, as pas debatit.

Në një moment, u grindën edhe për lojërat e golfit. Trumpi u mburr se e kishte gjuajtur topin më larg se Bideni, ndërsa presidenti u kundërpërgjigj, duke thënë se republikani do të kishte vështirësi për ta bartur çantën e vet të golfit.

Për ta lexuar përbledhjen më të zgjeruar rreth diskutimeve në debatin e së enjtes mbrëma mes dy rivalëve për Shtëpinë e Bardhë, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme