Bëhet përparim në trajtime të reja të kancerit të aktivizuara nga dritat LED
Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të një gjenerate të re të trajtimeve të kancerit të aktivizuara nga drita.
Ky trajtim futuristik do të funksiononte duke ndezur dritat LED afër një tumori, të cilat më pas do të aktivizonin një lloj të caktuar ilaçi.
Studiuesit kanë thënë se këto trajtime që po synohen do të ishin shumë më efektive seesa imunoterapitë aktuale të kancerit.
Sipas The Independent, shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA) kanë projektuar fragmente antitrupash, të cilat luftojnë sëmundjet, që bashkohen me objektivin e tyre dhe gjithashtu aktivizohen nga drita.
Kjo tregon që në të ardhmen trajtimet e imunoterapisë mund të projektohen për të sulmuar tumoret më saktë se kurrë më parë. Në thelb, antitrupat mund të aktivizohen për të sulmuar qelizat e tumorit duke u ndriçuar nga dritat që mund të implantohen në vendin e një tumori brenda trupit.
Lidhur me këtë studim, Dr Amit Sachdeva, nga Shkolla e Kimisë e UEA, shkencëtarja kryesore ka thënë se: "Trajtimet aktuale të kancerit si kimioterapia vrasin qelizat e kancerit, por ato gjithashtu mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup si gjaku dhe qelizat e lëkurës. Kjo do të thotë se ato mund të shkaktojnë efekte anësore, duke përfshirë humbjen e flokëve, ndjenjën e lodhjes dhe të sëmurë, dhe gjithashtu i vendosin pacientët në rrezik të shtuar për të marrë infeksione.”
Ajo më tej ka shtuar se, kjo është arsyeja pse ka pasur përpjekje kaq të madhe për të krijuar trajtime të reja që nuk kanë efekte anësore të padëshiruara.
Studiuesit kanë bërë të ditur se terapia do të funksiononte për kanceret si kanceri i lëkurës, ose ku ka një tumor solid – por jo për kanceret e gjakut si leuçemia.
Nëse studiuesit janë të suksesshëm në fazat e ardhshme të punës së tyre, ata shpresojnë të shohin gjeneratën e ardhshme të imunoterapive të aktivizuara nga drita duke u përdorur për të trajtuar pacientët me kancer brenda pesë deri në 10 vjet.

