BE ndan 50 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të ndajë 50 milionë euro ndihmë humanitare për të mbështetur popullatën e prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.
Shumica e fondeve do të drejtohen për projekte brenda Ukrainës, ndërsa 5 milionë janë të destinuara për Moldavinë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga komisioni i BE-së.
Paratë "do të ndihmojnë njerëzit në zona të vështira për t'u arritur, të cilëve u është ndërprerë qasja në kujdesin shëndetësor, ujë dhe energji elektrike, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas," tha komisioneri i bllokut për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiq.
Deri më tani, mbi 140 milionë euro janë ndarë nga komisioni i BE-së në përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.