BE do ta ndihmojë Sirinë me 3.5 milionë euro
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milionë euro ndihmë për Sirinë.
Njoftimi i BE-së, ka ardhur pasi Siri aka kërkuar zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Ndërkohë, nga Brukesli është thënë se, duke qenë se kontrolli në Siri është i ndarë midis qeverisë dhe grupeve lokale, dërgimi direkt i ekipeve të ndihmës në vend do të ishte më i ndërlikuar.
