BBC-ja 'depërton' në fshatin e çliruar nga Ukraina që quhet “I pamërzitshëm”
Ukraina e ka nisur më në fund kundër-ofenzivën e shumëpritur ndaj Rusisë, dhe tashmë raportohet të jenë çliruar disa fshatra.
Ato janë në rajonin lindor në Donjeck. Njëri prej këtyre fshatrave quhet “Neskuchne” ku ka pasur luftime të ashpra, sipas batalionit që e kishte çliruar.
Emri i saj do të thotë “i pamërzitshëm” në rusisht, raporton BBC, përkthen Nacionale.
Një gjë të tillë BBC-ja e quan “ironi të qartë” për një fshat që kishte qenë pjesë themelore e vijës së frontit të Rusisë për nëntë vjet rresht.
Por, në fshat nuk kishte banorë.
“Mbetjet e vetme të civilizimit vijnë në formën e një farmacie dhe të një dyqani të eksploduar.” – shkruhet në artikull.
Më tej, përshkruhet se si ndërtesat janë me plot vrima plumbash nga armë të kalibrit të vogël.
Më herët gjatë javës, një video u shfaq që tregonte dy ushtarë ukrainas duke e ngritur flamurin e shtetit të tyre në një ndërtesë të shkatërruar në Neskuchme.
“Situata këtu është shumë më fluide se sa pretendimet triumfante për çlirim që erdhën nga Kievi këtë javë. Forcat ruse kanë provuar të kthehen jo më larg se natën e kaluar, diçka që edhe zyrtarët ukrainas tash po e pranojnë,” – raportohet tutje.
