Banka Qendrore e Gjermanisë rrit parashikimin e inflacionit për vitin 2022
Banka Qendrore e Gjermanisë ka parashikuar inflacion vjetor prej 7.1% për vitin 2022 ndërsa çmimet po vazhdojnë të rriten. Banka qendrore uli gjithashtu parashikimin e saj të rritjes ekonomike, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet, varësisht nga lufta në Ukrainë.
Parashikimet e Bundesbank vijnë mes rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, dhe pasigurisë mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.
Banka tha se rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19 ka të ngjarë të vazhdojë, megjithëse kjo do të ishte me një ritëm dukshëm më të ulët se sa ishte parashikuar për shkak të inflacionit. Megjithatë, ekspertët e Bundesbank paralajmëruan gjithashtu për një skenar alternativ, në të cilin një intensifikimi i luftës mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik.
Projeksioni më i ri i bankës sheh normën vjetore të inflacionit të Gjermanisë duke u rritur në 7.1% për qind në 2022, nga një parashikim i mëparshëm 5% në mars dhe 3.6% në dhjetor.
Megjithatë, u paralajmërua se rritja e çmimeve mund të ishte edhe më i keq. "Inflacioni këtë vit do të jetë edhe më i lartë se sa ishte në fillim të viteve 1980," tha presidenti i Bundesbank Joachim Nagel. “Presionet e çmimeve madje janë intensifikuar sërish kohët e fundit, gjë që nuk është reflektuar plotësisht në projeksionet aktuale”, theksoi ai, duke shtuar se norma përfundimtare mund të jetë shumë mbi 7%.
Nagel tha se inflacioni në Gjermani ka të ngjarë të ulet gradualisht nga fillimi i vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai shtoi se kjo nuk do të ndodhë automatikisht për zonën e eurozonës.
“Politika monetare është thirrur për të ulur inflacionin përmes veprimeve të vendosura”, tha ai.
Banka Qendrore Evropiane ka thënë se do të rriste normat e interesit në korrik, me rritje të mëtejshme të mundshme më vonë gjatë vitit, pasi ekspertët e politikës monetare po përpiqen të shtypin inflacionin në rritje.
Rezerva Federale e SHBA bëri rritjen e saj të parë të normës së interesit muajin e kaluar, e që nuk do të jetë e fundit. Banka e Anglisë ka rritur tashmë normat shumë herë normën e interesit që nga dimri.