Bajrami i Kurbanit në botë përmes fotografive
Miliona myslimanë në mbarë botën po e festojnë të mërkurën Bajramin e Kurbanit. Ju sjellim disa fotografi nga atmosfera në nëntë shtete në pjesë të ndryshme të globit.

Besimtarët myslimanë duke e uruar njëri-tjetrin në Bagdad të Irakut

Myslimanët duke e falur namazin e Bajramit të Kurbanit në Xhaminë e Martirëve në Baku të Azerbjaxhanit

Besimtarët në Xhaminë "Bajrakli" në Beograd

Disa fëmijë i bashkohen festës në Gaza të Palestinës

Një vajzë duke mbajtur një balonë në një fushë futbolli në Javan Perëndimore të Indonezisë

Një imam duke mbajtur fjalim para besimtarëve në Nairboi të Kenias

Myslimanët duke e falur namazin e Bajramit të Kurbanit në Moskë të Rusisë

Besimtarët në Xhaminë "Mustafë Pasha" në Shkup

Mijëra shqiptarë duke festuar në Sheshin "Skanderbeg" në Tiranë