Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë, e thërret ambasadoren në takim - NACIONALE

Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë, e thërret ambasadoren në takim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i ka shpallur “persona non grata” dy punëtorë të ambasadës franceze në Baku për shkak të “sjelljes që nuk është e pajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, tha të martën kjo ministri.

Më tej, Ministria e Jashtme tha se e kishte thërritur në takim ambasadoren franceze për t’u ankuar, pa dhënë ndonjë hollësi për incidentin që e ka nxitur marrjen e vendimit, raporton agjencia “Reuters”.

Muajin e kaluar, presidenti Ilham Aliyev i Azerbajxhanit e akuzoi Francën për krijimin e kushteve për një luftë të re në Kaukazin Jugor përmes furnizimit të Armenisë me armë.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra gjatë tri dekadave të fundit, por Bakuja shënoi fitore të rëndësishme në shtator duke e rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut.

Armenët etnikë de-fakto gëzonin pavarësi në këtë enklavë që nga vitet e hershme të nëntëdhjeta.

Sidoqoftë, pasi Azerbajxhani e shpalli kontrollin në shtator, më shumë se 100 mijë armenë janë larguar nga Nagorno-Karabakut për në Armeni.

Lajme të ngjashme