Avokatët e Trumpit po i hetojnë akuzat se një ndihmës i tij u përpoq të përfitonte financiarisht - NACIONALE

Avokatët e Trumpit po i hetojnë akuzat se një ndihmës i tij u përpoq të përfitonte financiarisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokatët e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë kryer një hetim të brendshëm rreth akuzave se njëri nga ndihmësit e tij më të lartë, Boris Epshteyn, është përpjekur që të përfitojë financiarisht nga ndikimi i tij te Trumpit dhe të tjerët në orbitën e kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë, sipas disa burimeve të afërta me çështjen.

Hetimi i brendshëm, që u konfirmua nga gjashtë burime dhe nuk është penal për nga natyra, e ka përfshirë hetimin e disa rasteve kur Epshteyn-i dyshohet se kishte kërkuar pagesa në këmbim të promovimit të kandidatëve për pozita në administratë ose duke ofruar që të lidhë individë me njerëz në administratën e ardhshme që janë relevantë për industritë e tyre, thanë burimet, raporton televizioni CNN.

Në një rast, ai kërkoi 100 mijë dollarë në muaj në këmbim të shërbimeve të tij, sipas burimeve të afërta me çështjen.

Aktivitetet e dyshuara të Epshteyn-it i nxitën ata që po e shqyrtonin çështjen që të bënin një rekomandim fillestar që ai të hiqej nga afërsia me Trumpin dhe se ai nuk duhet të punësohet ose të paguhet nga entitetet e Trumpit, sipas dy burimeve.

“Unë jam i nderuar të punoj me Presidentin Trump dhe me ekipin e tij. Këto pretendime të rreme janë të pavërteta dhe diskredituese dhe nuk do të na shpërqendrojnë nga bërja e Amerikës përsëri të madhe” – tha Epshteyn-i në një deklaratë për televizionin CNN.

Ai shihet si njëri nga këshilltarët më besnikë të Trumpit dhe ka luajtur rol domethënës në procesin e tranzicionit, duke marrë pjesë në takime kyçe në rezidencën e Trumpit në Florida.

Lajme të ngjashme