Avionët e Venezuelës e provokuan një anije amerikane, Pentagoni jep paralajmërimin e fundit - NACIONALE

Avionët e Venezuelës e provokuan një anije amerikane, Pentagoni jep paralajmërimin e fundit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Pentagoni ka njoftuar se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës kanë fluturuar afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, e cila po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator.

Një veprim të tillë ShBA-ja e ka vlerësuar si “lëvizje jashtëzakonisht provokuese”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X e ka paralajmëruar shtetin e Venezuelës për këto paralajmërime.

“E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, është thënë në postimin e Pentagonit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Uashingtoni ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve për të luftuar rrjetet e narkotikeve.

Të martën, forcat amerikane sulmuan një varkë, që dyshohej se po transportonte drogë në Karaibe.

Presidenti amerikan kishte deklaruar se varka në fjalë i i përkiste “Tren de Aragua, një organizatë që SHBA-ja e ka futur në listën e organizatave terroriste.

Lajme të ngjashme