As lufta e tretë botërore nuk do t’ia mundësonte Musk-ut largimin nga marrëveshja për Twitter-in - NACIONALE

As lufta e tretë botërore nuk do t’ia mundësonte Musk-ut largimin nga marrëveshja për Twitter-in

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Elon Musk është duke luftuar kokë e këmbë për t’u tërhequr nga marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë “Twitter”-in. Problemi është se nuk ka shumë rrugë që ai të dalë prej saj.

Në një mesazh thirrës dërguar më 8 maj bankierit të kompanisë “Morgan Stanley, Michael Grimes, Musk-u shkroi: “Le të ngadalësohemi vetëm për pak ditë. Fjalimi i Putinit nesër është tepër i rëndësishëm. Nuk do të ketë kuptim për ta blerë “Twitter”-in, nëse po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore.”

Janë tri probleme në këtë deklaratë: I pari, Musk-u ishte pajtuar tashmë për ta blerë “Twitter”-in më 25 prill. I dyti, që marrëveshja kishte një klauzolë specifike të performancës, që do të thotë se ai mund të mos i plotësojë thjesht kushtet për dëme civile për shkeljen e kontratës; ai mund të detyrohet në gjykatë që ta blejë “Twitter”-in. I treti, Lufta e Tretë Botërore nuk do ta lejojë atë që të dalë nga marrëveshja.

Sipas marrëveshjes, Musk-u do të duhej të dëshmonte se diçka ka pasur “efekt negative material në punën e “Twitter”-it për të dalë nga marrëveshja, shkruan “Quartz”.

Do të nevojitet më shumë se Lufta e Tretë Botërore për ta nxjerrë Musk-un nga marrëveshja për blerjen e “Twitter”-it.

Përderisa zyrtarja e lartë ligjore në Delaware, Kathaleen McCormick, ia mohoi kërkesën Musk-ut për ta shtyrë gjykimin, ajo e lejoi shtimin e pretendimeve të Peiter Zatko-s si bazë e mundshme për tërheqje nga marrëveshja. Zatko ka pretenduar në një ankesë se “Twitter”-i ka pasur lëshime serioze të sigurisë dhe e ka shkelur dekretin e vitit 2011 përmes keqtrajtimit të të dhënave të përdoruesve. Kjo do të jetë pikë më e mprehtë e argumentit se çfarëdo tjetër për Luftën e Tretë Botërore.

Lajme të ngjashme