Arsyeja e rëndë pse trupi i Osama Bin Ladenit u hodh në oqean pasi u vra
Vdekja e Osama Bin Ladenit më 2011 do të mbetet ditë monumentale në historinë e botës, derisa njeriu përgjegjës për "sulmin më të përgjakshëm në territorin amerikan", më në fund pagoi krimet e tij.
Më 2 maj, 2011, Bin Laden u vra nga një skuadër e forcave speciale ameriakne "Navy SEALS" në shtëpinë e tij afër Islamabadit, Pakistan, pasi kaloi më shumë se një dekadë në krye të listës të më të kërkuarve të FBI-së.
Gjetja dhe vrasja e terroristit pritej për një kohë të gjatë, por atë ditë pranvere, presidenti i atëhershëm, Barack Obama, konfirmoi lajmin e vdekjes së Bin Ladenit.
Ish-pjestari i forcave speciale që mori pjesë në aksion, Robert O'Neil, rikujtoi momentin kur lideri i Al Kaidës u vra në një Muze Memorial 9/11, duke thënë: "Një metër e pak larg meje ishte Osama Bin Laden. Dhe e qëllova dy herë, dhe pastaj edhe një herë.
"U ktheva prapa, pjestarë tjerë të SEAL po futeshin në dhomë, dhe unë disa u ndala aty dhe i shikova... [Njëri prej pjestarëve të SEAL] po më shikonte, dhe më tha: "A je mirë?" Unë i thashë: "Çka të bëjmë tash?"
"Dhe ai qeshi duke vënë dorën mbi shpatullat e mia, dhe më tha 'tash shkojmë t'i gjejmë kompjuterët'."
Pasi u vra Bin Ladeni, forcat amerikane u rikthyen në afganistan, ku trupi i tij u identifikua me teste të ADN-së.
Por derisa vrasja e Bin Ladenit ishte objektivi kryesor, ShBA-të prapë duhej të vendosnin ku të varrosej trupi i tij.
Kremimi menjëherë u mohua si mundësi, pasi nuk lejohet me islam, ndërsa varrosja e tij po ashtu asnjëherë nuk u konsiderua si opsion.
Vendlindja e tij, Arabia Saudite, raportohej se nuk pranoi që trupi i Bin Ladenit të varrosej në tokën e saj, ndërsa varrosja e tij diku tjetër u mohua për shkak të shqetësimeve se varri i tij do të shndërrohej në "vend të bekuar për terroristët".
Kështu që u vendos që Bin Ladeni të varrosej në det, duke u marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurohej se askush nuk do ta gjente trupin e tij.
E kërkon tradita islamike që trupi të varroset brenda 24 orëve nga vdekja, me trupin që u hodh në detin arab. Trupi i pajetë u vendos në një qese me peshë, përpara se ta ngarkonin në një dërrasë druri dhe ta shtynin në oqean, vetëm 12 orë pasi u vra.
Kjo erdhi pasi trupi i tij iu nënshtrua të drejtave të varrimit islamik, të cilat përfshinin larjen e trupit, mbështjelljen e tij me leckë të bardhë dhe sjelljen e një përkthyesi arab për të ofruar ritet fetare.
