Dita e vrasjes së Osama bin Laden, dalin fotografitë dramatike nga Shtëpia e Bardhë
Operacioni për vrasjen e Osama bin Laden ka qenë një moment i jashtëzakonshëm në historinë amerikane.
Disa fotografi nga Biblioteka Presidenciale e Obamës të publikuara së fundmi, pas një kërkese të The Washington Post, nëpërmjet Aktit të Lirisë së Informacionit, shfaqin pamje gjatë kohës së planifikimit të operacionit dhe tensioneve midis anëtarëve më të lartë të qeverisë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe presidentin e tanishëm Joe Biden, më 1 maj 2011.
Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane jashtë një teatri lufte në një mjedis urban të rregulluar mirë në Abbottabad, Pakistan.




