Arrestohet personi që kishte hedhur granata tymuese në metron e Manhatan - NACIONALE

Arrestohet personi që kishte hedhur granata tymuese në metron e Manhatan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i kërkuar për sulmin e djeshëm në metronë e Nju Jorkut, është arrestuar, ka thënë një zyrtar amerikan.

Të paktën 23 persona u plagosën në të shtënat në metro të së martës, kur një person i armatosur hodhi granata tymuese në një vagon të mbushur me njerëz përpara se të qëllonte 33 të shtëna me një pistoletë 9 mm.

Frank James, 62 vjeç, është marrë në paraburgim në Manhattan.

Hetuesit njoftuan të martën pasdite se ishin në kërkim të James, i cili besohet të ketë marrë me qira një furgon që mund të lidhet me incidentin. Deri të mërkurën në mëngjes autoritetet e kishin shpallur atë si të dyshuar.

Autoritetet kanë ekzaminuar videot e mediave sociale në të cilat James kritikonte SHBA-në si një vend racist.

Pesë persona, që u plagosën me armë zjarri janë në gjendje kritike. /Nacionale/

Lajme të ngjashme