Arrestohet kryetari i Gjykatës Supreme të Ukrainës, dyshohet për ryshfet
Kryetari i Gjykatës Supreme të Ukrainës është ndaluar nën dyshimin për një skemë ryshfeti.
Lajmi u dha nga një prokuror nga zyra e prokurorit të specializuar kundër korrupsionit, raporton gazeta “The Guardian”.
Prokurori nuk e përmendi emrin e zyrtarit të ndaluar, por u tha gazetarëve se ai është kryetar i Gjykatës Supreme dhe se ende nuk i është lëshuar formlaisht “njoftimi për dyshim”.
Gjykata Supreme e Ukrainës udhëhiqet nga gjykatësi Vsevolod Kniaziev, i cili ka qenë i paqasshëm për koment.
