Anti-izraeliti Abdul El-Sayed e fiton nominimin e Partisë Demokratike për Senatin e ShBA-së
Kandidati progresist me qëndrime kundër Izraelit, Abdul El-Sayed, e ka fituar nominimin e demokratëve për Senat në Michigan, duke siguruar një fitore të ngushtë kundër republikanes Haley Stevens në përballjen që ishte kryesisht e përqendruar te pikëpamjet e ndryshme të dy kandidatëve për Izraelin.
Gara mbeti e ngushtë gjatë tërë mbrëmjes të martën, ndërsa fituesi nuk u shpall deri të mërkurën në mëngjes sipas zonës kohore në ShBA, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara të mërkurën në mëngjes, të dhënat e agjencisë së lajmeve “Associated Press” tregonin se El-Sayedi kishte marrë 48,5 për qind të votave, kurse Stevensi 47,5 për qind.
“Paratë jashtë politikës. Paratë në gjepin tuaj. Kujdes shëndetësor për të gjithë” – shkroi El-Sayedi në rrjetin X të mërkurën në mëngjes. “Michigan... Ne fituam. Jam shumë krenar të jem i nominuari juaj demokrat për Senatin e ShBA-së. Le të fitojmë në nëntor” – shtoi ai.
Fituesi do të përballet me republikanin Mike Rogers në nëntor në një garë kritike për shpresat e demokratëve për rimarrjen e kontrollit në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Stevensi e telefonoi El-Sayedin të mërkurën dhe lëshoi një deklaratë ku tha se do ta përkrahë kandidaturën e tij.
“Jam krenare që po e ofroj mbështetjen time, përderisa ai ballafaqohet me Mike Rogersin në zgjedhjet e përgjithshme” – shkroi republikania Steven.
El-Sayedi gjatë fushatës ka premtuar kujdes shëndetësor për të gjithë, reformë financiare dhe përfundim të ndihmave ushtarake për Izraelin. Ai ka shprehur kundërshtim ndaj idesë për një shtet hebraik dhe ka thënë se paratë janë arsyeja e vetme që demokratët që “besojnë në të drejtat e njeriut” do ta mbështesnin Izraelin./Nacionale