Anijet luftarake të Amerikës në Lindjen e Mesme: Çka përmbajnë ato?
Që nga fillimi i luftimeve Izrael-Hamas, ShBA ka treguar një mbështetje të fortë për Izraelin e cila po vazhdon e palëkundur edhe më tutje, duke u shënuar edhe me vizita të liderëve amerikanë në Izrael, edhe në pikën më të nxehtë të luftimeve.
E kjo mbështetje nuk ka mbetur vetëm me fjalë, pasi Pentagoni ka vendosur edhe dy anije luftarake transportuese bashkë me anije të tjera mbështetëse në Mesdheun lindor.
Këto anije janë menduar si një mënyrë për të siguruar që konflikti të mos zgjerohet, por gjithashtu sjellin një sasi të konsiderueshme fuqie ushtarake në rajon duke treguar se në fakt marina e ShBA-së po përgatitet për operacione luftarake në një shkallë të paparë për shumë vite.
Në vazhdim do të sjellim disa detaje në lidhje me këto anije:
“FORD CARRIER” – Transportuesi Ford
Transportuesi Gerald R. Ford, është vënë në funksion në vitin 2017, është anija avionëmbajtese më e re e Shteteve të Bashkuara dhe më e madhja në botë, me më shumë se 5,000 marinarë në bord.
Në këtë transportues ka një reaktor bërthamorë dhe më shumë se 75 avionë ushtaralë, duke përfshirë F-18 Super Hornet dhe E-2 Hawkeye, që vepron edhe si sistem i hershëm paralajmërimi.
Po ashtu ky transportues përmban edhe një arsenal raketash si Raketa “Evolved Sea Sparrow”, që është një raketë tokë-ajër me rreze të mesme veprimi dhe përdoret për të luftuar dronët dhe avionët.
Ndërkohë, raketa me kornizë ajrore rrotulluese në Ford përdoret për të shënjestruar raketat kundër anijes së bashku me sistemin Mk-15 Phalanx Close-In Weapon, i cili përdoret për të gjuajtur plumba depërtues të armaturës.
Në Ford ka gjithashtu radarë të sofistikuar që mund të ndihmojnë në kontrollin e trafikut ajror dhe navigimit.
Në anijet mbështetëse të Ford, përfshihen aftësi luftarake tokë-ajër dhe tokë-tokë si dhe kundër-nëndetëse.
“CARRIER EISENHOWER ” – Transportuesi Eisenhower
Në mesdheun lindor është vendosur edhe transportuesi Eisenhoër me energji bërthamore. Në funksion që nga viti 1977 ky transportues fillimisht ka kryer operacione gjatë pushtimit të Kuvajtit nga Iraku.
Ndryshe njihet si “Ike”, në bord ka rreth 5,000 marinarë dhe mund të mbajë nëntë skuadrone avionësh, të tilla si avionë luftarakë, helikopterë që janë të aftë të kryejnë edhe operacione të inteligjencës, mbikqyrjes dhe zbulimit.
Njëlloj si Ford, transportuesi Ike shoqërohet nga anije të tjera mbështetse që janë të përqendruara në mbrotjen e vetes dhe transportuesit ndërkohë që mund të kryejnë edhe operacione sulmuese. Këto anije nuk janë të përshtatshme për të vepruar si sistem mbrojtjeje raketore për Izraelin, i cili veçse ka sisteme më të sofistikuara.
Kujtojmë se luftimet Izrael-Hamas janë duke vazhduar, ku nga të dhënat më të fundit numri i viktimave në Gaza ka shkuar në mbi 4,600 persona përfshirë fëmijë, ndërsa në Izrael janë rreth 1,400 viktima si dhe rreth 200 pengje të marra nga Hamasi.
Gaza po vazhdon të jetë nën sulme ajrore, ndërkohë që në vende të ndryshme po mbahen protesta në mbështetje të popullit palestinez, i cili veç bombardimeve është duke u përballur edhe me mungesë uji, ushqimi e nafte.
