I dyshuar për dhunim e trafikim të njerëzve: Andrew Tate pritet të lirohet nga paraburgimi - NACIONALE

I dyshuar për dhunim e trafikim të njerëzve: Andrew Tate pritet të lirohet nga paraburgimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjykatës rumun ka vendosur që Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan të lirohen nga paraburgimi i policisë dhe të transferohen në arrest shtëpiak.

The Telegraph raporton se vendimi i Gjykatës së Apelit në Bukuresht zëvendëson periudhën e fundit të paraburgimit, e cila do të përfundonte më 29 prill.

Kujtojmë se 36-vjeçari Andreë dhe vëllai i tij Tristan po hetohen për akuza për sulme seksuale dhe shfrytëzim, si dhe për krim të organizuar dhe trafikim njerëzor.

Dyshja ishin marrë në paraburgim më 29 dhjetor të vitit të kaluar, por nuk janë akuzuar zyrtarisht.

Kush është Andrew Tate?

I lindur në dhjetorin e 1986-s në rajonin e Washingtonit, Emory Andrew Tate III (emri i plotë i tij) është i biri i një mjeshtri të shahut dhe i një asistenteje në sportin e kateringut. Pasi familja shkoi në Chicago dhe Goshen të Indianapolisit, prindërit iu ndanë, dhe Tate me vëllanë shkuan me nënën e tyre në Luton, Angli.

Tate mbeti i lidhur me babain përmes shahut, një lojë që e mësoi kur ishte 5 vjeç.

Por, më pas ky u bë kikbokser, prej më të dekoruarve në kategorinë e tij, dhe videot e tij listohen nën tituj të tillë si “AndreW Tate në formën më të mirë ishte bishë absolute!” Por, më pas ai u tërhoq sërish.

Në vitin 2016, ai u paraqit si banor në sezonin e 17 të “Big Brother” në Britani të Madhe. Ai u përjashtua nga ky emision pasi i doli një video ku dukej ai duke e goditur një grua me rrip.

Lajme të ngjashme