“Al Jazeera”: Palestinezë të sëmurë e të plagosur janë shtypur nga buldozerë izraelitë afër një spitali në Gaza - NACIONALE

“Al Jazeera”: Palestinezë të sëmurë e të plagosur janë shtypur nga buldozerë izraelitë afër një spitali në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i televizionit “Al Jazeera”, Anas al-Sharif, ka raportuar nga terreni në Gaza se buldozerë izraelitë kanë shkelur mbi tenda që përdoreshin nga palestinezët që ishin strehuar pranë spitalit “Kamal Adwan” dhe i shtypën në mënyrë brutale ata.

“Një masakër e tmerrshme e skena të papërshkrueshme. Ajo që e bëri pushtimi izraelit brenda spitalit “Kamal Adwan” është krim i tmerrshëm kundër qytetarëve dhe stafit mjekësor”- shkroi gazetari al-Sharif në rrjetin X, raporton televizioni.

“Dhjetëra persona të zhvendosur, të sëmurë e të plagosur u varrosën të gjallë. Buldozerët e pushtimit [izraelit] i shkelën tendat e njerëzve të zhvendosur në oborrin e spitalit dhe i shtypën ata në mënyrë brutale”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme